Ejupi: Kur priten të rikthehen fluturimet ajrore

Ejupi: Kur priten të rikthehen fluturimet ajrore

Ekonomia April 01, 2020 - 13:36

Biznesmeni kosovar Remzi Ejupi, në studion e emisionit “Opinion” si ekspert i kompanive ajrore, tha se të paktën në Gjermani, parashikohet që rreth datës 20 Prill të rikthehen edhe fluturimet ajrore.

Fevziu: Kompanitë gjigande ajrore kanë mbyllur avionët në angar, kur pritet të rikthehen fluturimet?

Ejupi: Varet prej shteteve si do të reflektojë kurba. Planifikoj që në datën 19- 20 Prill të startoj të normalizohet. Në Gjermani, flitet që do të fillojë jeta të normalizohet ngadalë. Shteti gjerman është i organizuar, mendojnë që këtë vit të mos planifikojnë fare pushime dhe të kompesnojnë ditët e humbura. Shqipëria me turizmin, atje e ka rezervën e artë.

Fevziu: Ka shans Shqipëria për turizëm?

Ejupi: Patjetër që ka. Vendet që do të preken më shumë në turizëm do të jenë Spanja, Turqia, Italia, por Shqipëria është një vend i vogël dhe mendoj që do ta marri shumë shpejt veten./Opinion.al