Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Hoti: Qeveria e re parasheh dyfishim të subvencioneve në bujqësi

Hoti: Qeveria e re parasheh dyfishim të subvencioneve në bujqësi

Ekonomia May 21, 2020 - 09:27

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po i përcjell me shqetësim raportimet për dëmet në bujqësi nga breshri në disa komuna në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook” Hoti ka thënë se ministri i Bujqësisë së bashku me komunat përkatëse duhet të evidentojnë dëmet në bujqësi nga breshri dhe t’i mbështesin bujqit e dëmtuar.

“Me shqetësim dhe me keqardhje po i përcjell raportimet për dëmet në bujqësi nga breshri në disa komuna nëpër Kosovë. Ministri i Bujqësisë bashkë me komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto dëme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbështetje të bujqve të dëmtuar”, ka shkruar Hoti në postimin e tij, transmeton “Zeri.info”.

Tutje ka thënë se në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë së re është paraparë dyfishim i të gjitha subvencioneve në bujqësi.

“Në programin për rimëkëmbje ekonomike të qeverise së re kemi paraparë dyfishim të të gjitha subvencioneve në bujqësi, krahas masave tjera për mbështetje të kredive bujqësore dhe investimeve publike sisteme të ujitjes. Këto masa në detale do të prezantohen në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhje e parë të qeverise së re”, përfundoi ai. /Zëri