Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Banka Botërore aprovon 46 milionë euro kredi për Kosovën

Banka Botërore aprovon 46 milionë euro kredi për Kosovën

Ekonomia May 21, 2020 - 13:41

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore, më datën 20 maj 2020, ka aprovuar kredinë prej 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës COVID-19” në Kosovë.

Ministria e Financave ka njoftuar se mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar, ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik, duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

“Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MFT-së.

Kjo ministri tha se “Projekti i Emergjencës COVID-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë në mes tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë dhe Bankës Botërore në anën tjetër. /Zëri