Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Thaçi menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e quan 'të dështuar'
Foto: Laura Hasani

Thaçi menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e quan 'të dështuar'

Ekonomia May 26, 2020 - 12:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një takim në Odën Ekonomike të Kosovës, ku u diskutua për situatën ekonomike në vend gjatë kohës së pandemisë, për gjendjen e bizneseve, për ndikimin e masave të ndërmarra dhe për mundësitë e rikuperimit të ekonomisë, raporton “Zeri.info”.

Në një konferencë për medie pas takimit Thaçi u shpreh se në rimëkëmbjen e ekonomisë duhet të punojnë të gjithë bashkërisht.

“Një interesim të veçantë kemi për sektorin privat, për punëtorët dhe të shohim masat që duhet të ndërmarrin institucionet që të kemi një sukses në të ardhmen. Fatkeqësisht, kemi pasur një qasje të dështuar të menaxhimit të situatës nga Qeveria”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës theksoi se gazetarët kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe heroike gjatë kohës së pandemisë.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se në ketë takim dhanë komentet e tyre për Pakon Emergjente dhe propozimet ku kërkuan që Kosova të ketë sa më parë një konsensus, i cili mundëson rikuperimin e ekonomisë brenda një kohe të shkurtër. /Zëri