Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Posta e Kosovës ul për 30% pagat e zyrtarëve të lartë

Posta e Kosovës ul për 30% pagat e zyrtarëve të lartë

Ekonomia May 26, 2020 - 16:05

Për shkak të gjendjes së rëndë financiare në Postën e Kosovës, është marrë vendimi për uljen e pagave në 30% për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrjeje.

Përmes një komunikatë për media, kjo kompani ka bërë të ditur se kryeshefi ekzekutiv i saj, Salih Morina, i cili kishte pagën 2,500.00 €, tani do ta ketë 1,750.00 €, transmeton Zeri.info.

“Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500.00 €, tani me zbritje do ta ketë: 1,750.00 €”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa tri pozita tjera të zyrtarëve të lartë, nga 2,100 sa e kishin pagën, tani do ta kenë 1,450 euro

“Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që nga paga që kishin: 2,100.00 €, tani me zbritje do ta kenë pagën: 1,450.00 €”, thuhet në këtë komunikatë./Zëri