Më 9 qershor Ministria e Financave mban ankandin e shtatë të letrave me vlerë

Më 9 qershor Ministria e Financave mban ankandin e shtatë të letrave me vlerë

Ekonomia June 02, 2020 - 09:26

Ministria e Financave dhe e Transfereve ka njoftuar se më 09 qershor 2020 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 30 milionë eurove.

Përmes një komunikate drejtuar medieve Ministria ka bërë me dije se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale, që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.