Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Ulet shuma e të hyrave buxhetore

Ulet shuma e të hyrave buxhetore

Ekonomia June 05, 2020 - 21:22

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për periudhën janar-mars 2020, ishte 402.4 milionë euro. Krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shumë është për 62.4 milionë më e ulët.

Shpërndarë në dikastere të ndryshme nga Ministritë përkatëse dhe Qeveria, në tremujorin e parë të vitin 2020, shuma e shpenzuar kap shifrën 400.3 milonë euro. Përndryshe shuma e “shpenzimeve” të Qeverisë për këtë periudhë është thuajse e barabartë me atë të të hyrave për po të njëjtën periudhë.

Pjesa më e madhe apo 38.6% e kapitalit të shpërndarë ishte për kontributet sociale dhe përfitimet. Pjesa tjetër është shpërndarë për formimin e kapitalit bruto, konsum të ndërmjetëm dhe në struktura tjera të shpenzimeve, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Zëri.

Buxheti i Kosovës burim kryesor të të hyrave vazhdon ta ketë tatimin mbi produkte. Thënë ndryshe, rreth 2/3 e arkës së shtetit mbushet nga tatimi në produkte. Kthyer në përqindje 73.4% e totalit të të hyrave./Zëri/