Ujësjellësi kërkon nga qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e ujit

Ujësjellësi kërkon nga qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e ujit

Ekonomia June 15, 2020 - 16:22

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.15 metra nën kuotën maksimale, ndërsa në liqenin e Badocit ky nivel shkon deri në 10.55 metra.

Përmes një njoftimi kjo kompani ka dhënë këshilla qytetarëve se si të përdorin ujin e pijshëm pasi që kërkesat për të janë të mëdha. 

“Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur burimet e ujit, më poshtë gjeni bashkëngjitur disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë: Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj, mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat, mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime në qytet, mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm, mos harroni të mbyllni rubinetin, pasi të lani dhëmbët, mos ujitni lulet, kopshtet dhe arat, paguani rregullisht ujin që konsumoni, mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit, të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për të shfrytëzuar atë, në mënyrë të drejtë, ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë”, njofton kjo kompani transmeton Zeri.info.