Murtezaj: Pakoja e Rimëkëmbjes “infuzion” për ekonominë e vendit

Murtezaj: Pakoja e Rimëkëmbjes “infuzion” për ekonominë e vendit

Ekonomia June 20, 2020 - 09:13

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë kohës së pandemisë ka realizuar 22 milionë euro të hyra më pak në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, kjo vlerësohet se ka bërë që të dëmtohen edhe të hyrat e buxhetit të shtetit.

Megjithatë përgjatë pesë mujorit të vitit 2020, në total ATK-ja ka ka inkasuar 186 milionë të hyra.

Këto statistika i bëri të ditura për Ekonomia Online drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

“Për 5 mujorin 2020 në si ATK kemi arritur të mbledhim mbi 186 milionë euro të hyra tatimore. Të cilat nëse i bëjmë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, do të thotë se kemi inkasuar mbi 22 milionë euro më pak se sa viti i kaluar”.

“Për shkak pandemisë përveç aspektin shëndetësor ka ndikuar në masë të theksuar, një dëm të madh në ekonomi dhe në inkasimin e të hyrave të buxhetit të shtetit”, ka thënë Murtezaj.

Por, Murtezaj potencoi se vetëm për muajin maj ATK-ja ka inkasuar 4.5 milionë euro të hyra, kjo si shkak e zgjatjes së afatit në muajt mars-prill për bizneset.

Kjo sipas tij, do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë vendëse.

“Për muajin maj kemi 4.5 milionë euro të hyra për shkak të zgjatje së afatit që kemi pasur në muajin mars-prill. Kjo ka bërë që ne të realizojmë këto të hyra”.

“Në si ATK kemi arritur të inkasojmë të hyra tatimore më shumë se plani vetëm për muajin maj. Kjo na ka bërë që të rrisim satifaksionin në drejtim të muajve vijues që të kemi përmirësim të ekonomisë së vendit”, tha ai.

Mes tjerash, Murtezaj ka folur edhe për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike për të cilën tha se duhet të bëhet një përgatitje e qëlluar që të nxisë të hyrat tatimore dhe të konsumit.

“Infuzioni që duhet t’i jepet përmes Pakos së Rimëkëmbjen e vendit për ekonominë e vendit. Nëse nuk kemi konsum të rritur sigurisht edhe rritja ekonomike do të shkojë në aspektin negativ në nivel vendi”.

“Një përgatitje e qëlluar e pakos duke ditur ekonominë jo të nivelit të lartë të zhvilluar do të arrijë që të nxisë të hyrat tatimore”, u shpreh Murtezaj.