MTI: Pakoja mbështetëse e qeverisë përfshin 70% të bizneseve

MTI: Pakoja mbështetëse e qeverisë përfshin 70% të bizneseve

Ekonomia June 24, 2020 - 15:24

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e Odës seë Afarizmit teë Kosovës (OAK), Skender Krasniqin me të cilin kanë diskutuar rreth mbështetjes së bizneseve kosovare për kalimin e krizës të shkaktuar nga pandemia.

Krasniqi ka thënë se prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport, transmeton Zeri.info

Po ashtu ministri u tha përfaqësuesve të OAK-ut se pakoja mbështetëse e qeverisë, që parashihet të implementohet në vitin 2021, përfshin 70 për qind të bizneseve.