RIINVEST: Në muajin qershor GDP-ja në nivel global u tkurr për 4.9% si pasojë e COVID-19

RIINVEST: Në muajin qershor GDP-ja në nivel global u tkurr për 4.9% si pasojë e COVID-19

Ekonomia July 05, 2020 - 08:20

Në raportin, 'Përmirësimi i Politikave për të Përballuar Efektet Negative të Pandemisë së Shkaktuar nga COVID-19', publikuar nga “Instituti Riinvest”, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se GDP-ja në nivel global për muajin qershor pësoi tkurrje gati 5%. Shumë më keq sesa krahasuar me muajin prill.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet më të reja e paraqet situatën më serioze sesa në fillim dhe korrigjon projeksionet e tij, të cilat duken si një gjendje miksi midis këtyre dy skenarëve, duke projektuar një rënie të GDP-së në nivel global 4.9% (qershor 2020), në vend të 1.9% (prill 2020)”, thuhet në raport, përcjell Zëri

Në raport poshtu përcillet se tkurrja e GDP-së dhe e të ardhurave për një banor projektohet për 95% të vendeve të botës.

Ndërsa ka shenja të përmirësimit por pasiguria është e madhe në kushtet kur 75% e vende të botës janë hapur pas masave strikte të karantinimit.

GDP-ja është një term ekonomik që paraqet vlerën e përgjithshme të çmimeve të tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar./Zëri