BQK-ja thotë se s’ka rritje të normave të interesit

BQK-ja thotë se s’ka rritje të normave të interesit

Ekonomia July 06, 2020 - 09:59

Që nga muaji janar i këtij viti deri në muajin maj rreth gjysmë milioni euro është vlera e kredive që kanë dhënë bankat komerciale në Kosovë.

Sipas BQK-së, kreditë e reja në muajt prill dhe maj janë në nivel shumë më të ulët, të krahasuara me vitin e kaluar dhe se dallimi është me miliona euro, shkruan “Zeri.info”.

BQK-ja në një përgjigje për “Zërin” ka konfirmuar se nuk ka pasur rritje të normave të interesit në kredi gjatë këtij viti, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga disa qytetarë.

Sipas tyre, vlera e kredive të reja në muajin maj ishte 61 milionë euro, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 140 milionë euro, ndërsa norma e interesit ishte më e ulët në vitin 2020 (6,1%) sesa ajo në vitin e kaluar (6,3%).

“Përgjatë pesë muajve të këtij viti normat e interesit në kredi të reja nuk kanë pësuar rritje. Norma mesatare e interesit në kredi të reja ishte 6%. Gjatë muajit maj norma e interesit në kredi të reja ishte 6,1%, përderisa në muajin maj të vitit 2019 ishte 6,3%”, ka thënë për “Zërin” Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se gjatë këtij viti bankat komerciale kanë dhënë kredi në vlerë prej 492 milionë eurove.

“Gjatë periudhës janar-maj vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale ishte 492.8 milionë euro”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.