Pavarësisht pandemisë, diaspora dërgoi 16 milionë euro më shumë se në vitin 2019

Pavarësisht pandemisë, diaspora dërgoi 16 milionë euro më shumë se në vitin 2019

Ekonomia July 06, 2020 - 10:18

Pavarësisht se që nga fillimi i vitit bota është përballur me pandeminë dhe krizën ekonomike, kosovarët që jetojnë kryesisht në shtetet evropiane kanë gjetur mënyra për të dërguar para për familjet e tyre në Kosovë.

Vetëm në muajin mars, kur Kosova kishte marrë masat e para kundër pandemisë COVID-19, diaspora ka dërguar mbi 61 milionë euro, ndërsa shuma më e lartë e remitancave për këtë vit është arritur në muajin maj me 100 milionë, shkruan “Zëri.info”.

BQK-ja, në një përgjigje për “Zërin”, ka bërë të ditur se nga muaji janar deri në fund të muajit maj të këtij viti vlera e remitencave të dërguara në Kosovë ka arritur në shumën prej 348.3 milionë eurove.

Sipas BQK-së, në këtë periudhë të vitit ka pasur një rritje të remitancave për 16 milionë euro, ose 5%, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ku nga diaspora kishin ardhur 331.9 milionë euro.

Numri më i madh i remitancave në Kosovë vjen nga Gjermania dhe Zvicra. /Zëri