UNDP-ja dhuron artikuj mbrojtës anti-COVID për institucionet e Kosovës

UNDP-ja dhuron artikuj mbrojtës anti-COVID për institucionet e Kosovës

Ekonomia July 08, 2020 - 15:47

UNDP-ja ka dhuruar artikuj mbrojtës për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka konfirmuar përkrahjen e saj në mbështetje të vazhdueshme institucioneve të Kosovës në kohën e përballjes me pandeminë COVID-19.

UNDP-ja i ka dorëzuar sot donacione me artikuj mbrojtës Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Në komunikatën për media është bërë e ditur se donacioni i sotëm përbën 1500 maska mbrojtëse, 500 dezinfektues “K95” dhe 500 dezinfektues me bazë alkooli, kurse për nevojat e MPB-së u dorëzuan 1000 maska mbrojtëse “K95” dhe 1000 dezinfektues, transmeton “Zeri.info”.

Artikujt mbrojtës që iu dorëzuan MPMS-së i janë dedikuar stafit esencial të Ministrisë dhe nevojave të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë dhe Institutit Special në Shtime për të garantuar sigurinë e tyre gjatë punës në këto kohë të vështira.

Donacioni për MPB-në i është dedikuar stafit që punon në Departamentin për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar, Qendrën e Akomodimit të Azilkërkuesve dhe zyrave pritëse në aeroport e zyrave tjera kufitare.

Që nga shpërthimi i COVID-19 UNDP-ja në Kosovë, si Agjenci Kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqendruar veçanërisht në më të prekurit. /Zëri.info

Image

Image

Image

Image