Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore meorigjinë shtazore në vendet e BE-së

Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore meorigjinë shtazore në vendet e BE-së

Ekonomia July 09, 2020 - 16:32

Bashkimi Evropian nga sot ka publikuar vendimin për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

“Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE. Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, thotë se kjo është arritur pas një pune të gjatë dhe jo të lehtë për përmbushjen e kritereve të kontrollit sipas rregullave të BE-së.

“AUV pas vlerësimit merr rezultat pozitiv që si autoritet shtetëror ka përmbushur të gjitha kushtet për të garantuar për sigurinë e produkteve që prodhohen në Kosovë, për fabrikat të cilat aplikojnë për eksport në BE. Ky është argumenti më i mirë për nivelet e kontrollit që ushtron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe për standardet e avancuara infrastrukturore që kanë krijuar prodhuesit e Kosovës. Ky vendim është inkurajues për të gjithë prodhuesit e ushqimit që synojnë tregun e BE. Komisioni Evropian respektivisht Drejtoria për Shëndet dhe Siguri të Ushqimit DG SANTE, nga tani e tutje edhe zyrtarisht e konsideron partner kontraktual Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim./Zëri/