AKP-ja ka shitur mbi 2000 asete deri më tani

AKP-ja ka shitur mbi 2000 asete deri më tani

Ekonomia July 14, 2020 - 10:01

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka publikuar raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, të realizuara deri më 1 korrik 2020.

Sipas raportit, janë gjithsej 2065 asete të shitura deri më tani, që kapin shifrën e 752.667.287 eurove, transmeton “Zeri.info”.

Më së shumti asete të shitura ka pasur në rajonin e Prishtinës, gjithsej 572, pastaj vjen rajoni i Pejës me 481 shitje të realizuara, Prizreni me 376 shitje, në rajonin e Gjilanit janë realizuar 362 privatizime dhe në rajonin e Mitrovicës janë shitur 274 asete.

“AKP-ja dëshiron që përmes këtij njoftimi të ritheksojë përkushtimin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, që është i një rëndësie të veçantë për administrimin e mirë të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri