Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së deri në vitin 2024, kostoja mbi 11 milionë euro
Foto: Laura Hasani

Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së deri në vitin 2024, kostoja mbi 11 milionë euro

Ekonomia July 14, 2020 - 11:23

Ekzekutivi ka marrë vendim që të aprovojë Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se ky është dokument kryesor strategjik kombëtar që mbulon fushat politike dhe ato ekonomike, duke shtuar se kostoja totale do të jetë mbi 11 milionë euro.

“Sot paraqesim para jush miratimin e Programit Kombëtar dhe ky është dokument kryesor strategjik kombëtar, i cili mbulon fushat politike dhe ekonomike. Programi që paraqesim para jush është finalizuar në mars të këtij viti. Ai fokusohet në përafrim të legjislacionit kombëtar të BE-së dhe përmban 193 masa. Kostoja totale është vlerësuar të jetë mbi 11 milionë euro”.