Viti 2020, vit i grurit kosovar

Viti 2020, vit i grurit kosovar

Ekonomia July 14, 2020 - 14:16

Në kohë pandemie rendimenti i grurit po del të jetë lajmi më i mirë.

“Qe njëzet vjet që merrem me kultivimin e grurit, ky vit është më i suksesshmi. Në 60 hektarët që i kam mbjellë rendimenti i kalon 5 tonë për hektarë, shkon edhe më lart po nën pesë tonë nuk ka. Këtë vit farën na e ka siguru ‘M& Sillosi’, moti ka marrë i mirë e si rezultat është ky grurë që po e shihni”, tregon fermeri Rrahman Hoti, përderisa korrjet vazhdojnë nën diellin përcëllitës.

Image

Një ndër faktorët kryesorë në rezultatet e këtij viti ishte funksionalizimi i zinxhirit fermer-pika grumbulluese, ku “M& Sillosi”, përveç farës, ua ka siguruar fermerëve edhe tregun.

“Vitin tjetër do t’i shtoj sipërfaqet, besoj se edhe kolegët e mi do ta bëjnë të njëjtën, gruri ka leverdi”, shpjegon Rrahmani, ndërsa sasia e korrur në arat e tij po bartej te pika grumbulluese.

Image

Për dallim nga viti i kaluar, deri më sot pikat grumbulluese kanë pranuar mbi 40% sasi më të madhe.

Kualitetin e lartë të këtij viti, përveç pamjes në fusha, e shfaqin edhe rezultatet të cilat vijnë nga mostrat në laborator.

“Sipas të gjithë parametrave, me përgjegjësi të plotë mund të them se këtë vit gruri e mielli do të jenë të kualitetit më të lartë. Zakonisht kur ka rendiment ka edhe cilësi, kjo po vërtetohet edhe gjatë kësaj kohe kur po i analizojmë mostrat”, deklaron Ramadan Deliu, teknolog i Laboratorit të “M & Sillosit” në Xërxë.

Me rezultatet e këtij viti “M & Sillosi” do të arrijë të plotësojë mbi 70% të kërkesave të tregut vendor, me miell të kualitetit të lartë.

    

Image

Image

 

Ky është artikull i sponsorizuar.