Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Posta solidarizohet me kolegët e Telekomit pas mbylljes së xhirollogarive bankare

Posta solidarizohet me kolegët e Telekomit pas mbylljes së xhirollogarive bankare

Ekonomia July 15, 2020 - 21:11

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, kanë kërkuar nga Qeveria, Ministria e linjës dhe nga Kuvendi i Kosovës, që të trajtohet seriozisht situata e krijuar, pas mbylljes së të gjitha xhirollogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin solidaritetin me kolegët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës për goditjen e rendë në të cilën ndodhet sot me mbylljen e të gjitha xhirollogaritë bankare nga Përmbaruesi, si dhe shprehin shqetësimin e rrezikimit të drejtpërdrejtë nga kjo gjendje edhe të operimit dhe funksionimit të Postës së Kosovës”, thuhet në në reagim e Postës.

Më tej në reagim thuhet sePosta e Kosovës e ka partner kryesor strategjik në afarizëm Telekomin e Kosovës dhe kjo situatë ka afektuar direkt edhe afarizmin e Postës së Kosovës, e cila i ka të punësuar mbi njëmijë punonjës, që iu ofrojnë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga insitucionet të veprojnë sa më shpejtë, sepse edhe ashtu sipas tyre, këto dy ndërmarrjet publike janë duke u përball me vështirësi të mëdha financiare për vite me radhë.

“ Situatën financiare e ka rënduar edhe koha e Pandemisë globale COVID -19, gjatë të cilës për asnjë çast nuk e kemi ndërprerë punën, duke e rrezikuar jetën e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre, vetëm për të mbajtur gjallë afarizmin e ndërmarrjes dhe për të kryer me dinjitet shërbime ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të reagimit./Zëri/