Banka Botërore mbështet ministrin Reçica për reformat ndërmarra

Banka Botërore mbështet ministrin Reçica për reformat ndërmarra

Ekonomia July 16, 2020 - 16:28

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Përmes një njoftimi nga kjo ministri kanë bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar situata ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e pandemisë COVID-19, transmeton Zeri.info.

“Ministri Reçica e ka njoftuar drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovës për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale, për të cilat edhe ka marrë përkrahjen e plotë nga ai”, thuhet në këtë njoftim, transmeton Zeri.info.