Kuqi: Janë zhbllokuar llogaritë bankare të Telekomit, nga nesër gjithçka kthehet në normalitet
Foto: Zeri

Kuqi: Janë zhbllokuar llogaritë bankare të Telekomit, nga nesër gjithçka kthehet në normalitet

Ekonomia July 28, 2020 - 17:21

Ministri i Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuqi, ka njoftuar për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.

Kuqi përmes një shkrimin në “Facebook”, thotë se nga nesër llogaritë bankare të Telekomit do t’i kthehen normalitetit, përcjell “Zeri.info”.

“Zhbllokohen llogaritë e TelekomitPas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka shkruar Kuqi.