Pandemia nuk i ndal remitancat, mërgimtarët dërgojnë 7 për qind më shumë se vitin e kaluar

Pandemia nuk i ndal remitancat, mërgimtarët dërgojnë 7 për qind më shumë se vitin e kaluar

Ekonomia July 29, 2020 - 18:29

Remitancat e dërguara në Kosovë nga mërgimtarët nuk janë ndalur as në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandemisë, ato vetëm sa janë rritur.

Kështu ka bërë të ditur sot Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se deri tani në Kosovë kanë ardhur 433 milionë euro që kanë ardhur nga diaspora, raporton Zeri.info.

Ajo ka bërë të ditur se kjo shënon një rritje në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Sapo u informuar nga BQK-ja se remitencat që po vinë në Kosovë janë rreth 7 për qind më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deri tani kemi 438 milionë që kanë ardhur nga diaspora”, ka thënë Bajrami në një konferencë për media ku bëri të ditur vendimin për mbulimin e shpënzimeve nga ana e qeverisë për Kartonin e Gjelbër për mërgimtarët që vinë në Kosovë./Zëri