MF-ja njofton qytetarët për pagesat që ka bërë sot

MF-ja njofton qytetarët për pagesat që ka bërë sot

Ekonomia August 12, 2020 - 19:18

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka njoftuar se është bërë pagesa për përfituesit e masës 8.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se është bërë pagesa për 826 përfitues ku prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë si dhe 44 të tjerë kanë marrë tri pagesa.

“Masa 8: Pagesa per 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480”, tha ajo.

Ndërsa Bajrami tregoi edhe për shumën totale të përfrituesve të masës 3a dhe masës 14.

“Masa 3a: Pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63. Masa 14: Pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690”, deklaroi ministrja e MF-së, Hykmete Bajrami./Zëri