Në Pejë KEDS-i po investon me afër 1 milion euro

Në Pejë KEDS-i po investon me afër 1 milion euro

Ekonomia August 14, 2020 - 15:06

KEDS-i po vazhdon të investojë në modernizimin e rrjetit edhe në Pejë, ku mbi 12 mijë konsumatorë do të kenë rrjet modern dhe të standardeve më të larta.

Në një njoftim për media nga KEDS-i kanë bërë të ditur se vetëm këtë vit afër 1 milion euro janë ndarë, nga të cilat do të realizohen mbi 22 projekte.

KEDS-i thotë se në disa lokacione do të largohen shtyllat tërësisht dhe rrjeti do të vendoset nën tokë.

“Në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm do të shtrihen mbi 7 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen mbi 100 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni. Në disa lokacione shtyllat do të largohen tërësisht, ndërsa rrjeti do të vendoset nën tokë. Përmes këtyre investimeve po mundësohet modernizimi i tërësishëm i rrjetit, në mënyrë që konsumatorët të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në vitin 2019 KEDS-i kishte përfunduar instalimet e reja dhe moderne të linjave 35kV, ndërkaq në Deçan kishte përfunduar punimet e vendosjes së kabllos alternative, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë për konsumatorët në rast të ndonjë prishjeje. /Zëri