Kosova përgatitet për aplikim në kartonin e gjelbër

Kosova përgatitet për aplikim në kartonin e gjelbër

Ekonomia August 14, 2020 - 16:49

Qeveria do të subvencionojë policën e sigurimit një mujorë të lëshuar brenda periudhës 01.08.2020 - 31.12.2020.

“Qeveria ka miratuar vendimin për mbulimin e “primit” të policës së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu me po këtë vendim është themeluar Grupi punues ndërinstitucional për ndërmarrjen e masave të duhura dhe përgatitjen e kushteve për aplikim në kartonin e gjelbër. /Zëri