Miratohen kërkesat e investitorëve strategjikë në Kosovë

Miratohen kërkesat e investitorëve strategjikë në Kosovë

Ekonomia August 28, 2020 - 14:05

Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, mbajti sot takimin e radhës me komisionin ndërministror për Investime Strategjike.

Në këtë takim u shqyrtuan dhe miratuan disa kërksa të investitorëve strategjikë dhe u proceduar edhe një kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik.

“Me 5 vota për dhe 2 kundër u miratua për procedim tutje në zyrën e Kryeministrit kërkesa e kompanisë “Kosmote Foods” për investime në Kosovë. Vendim u mor pas interpretimit ligjor nga Zyra ligjore e MTI-së, e cila ka konstatuar se komisioni mund t`i vazhdojë procedurat”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Tregtisë.

Ministri Krasniqi, theksoi se janë shtuar edhe katër investitorë potencialë për investime strategjike, të cilët i plotësojnë kushtet teknike, të kërkuara në bazë të ligjit për investime strategjike.

Ministri tha se kërkesat investitorëve potencial do të shqyrtohen javën e ardhshme, duke theksuar se shifra e investimeve të tyre arrin në 300 milionë euro.

Po ashtu, u votua unanimisht Grupi Operacional për shqyrtimin e kërkesës së kompanisë

“MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC”./Zëri