Oda e Hotelerisë kërkon nga qeveria lejimin e dasmave, përndryshe paralajmëron masa

Oda e Hotelerisë kërkon nga qeveria lejimin e dasmave, përndryshe paralajmëron masa

Ekonomia August 30, 2020 - 15:34

Qeverisë së Kosovës i është kërkuar edhe një herë që t’i heq kufizimet ndaj bizneseve të hotelerisë.

Kjo kërkesë është drejtuar sot nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), e cila ka kërkuar nga Qeveria të vlerësojnë masat pasi sipas tyre është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktarë të infeksioneve, transmeton Zëri.

OHTK gjithashtu kërkon që të hapen ambientet e mbyllura, si dhe sallat e
dasmave me 200 mysafirë të ftuar, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura me ligj.

“Numri i madh i gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoratit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi. OHKT-ja përkrah po ashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i lirojë nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në komunikatën e kësaj Ode.

OHTK gjithashtu ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa tjera. /Zëri