Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan do të mbetet i bllokuar edhe për 24 orë të tjera

Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan do të mbetet i bllokuar edhe për 24 orë të tjera

Ekonomia August 30, 2020 - 19:09

Komuna e Gjilanit njofton se bulevardi “Ibrahim Rugova”, do të jetë i bllokuar deri të hënën në ora 19:00.

Përmes një njoftimi kjo komunë ka bërë të ditur se ky bulevard do të jetë i bllokuar nga se semaforët e deri tek Sahatkulla.

“Për shkak të temperaturave të larta, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, nga semaforët e deri tek Sahatkulla, mbetet i bllokuar edhe për 24 orët e ardhshme”, thuhet n njoftimin e kësaj komune, përcjell Zeri.info.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me ministrin Arban Abrashi, kanë përuruar zgjerimin e kësaj rrugë, që u vlerësua si njëri nga projektet zhvillimore të Gjilanit. /Zëri