Prej sot dogana nis shitjen online të mallrave të konfiskuara

Prej sot dogana nis shitjen online të mallrave të konfiskuara

Ekonomia September 01, 2020 - 11:24

Nga sot Dogana e Kosovës ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i doganës , Adriatik.Stavileci, i cili thotë se ky sistem i shitjeve online mundëson që qytetarët të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga dogana.

“Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetareve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike”, njoftoi ai, përcjell Zeri.info.

https://portali.dogana-rks.org/portal/?fbclid=IwAR2RP4u1nUiCizWZqtkVfPJMWncUyK-GcsJd9k6mujoKfIamLMBKv6jxEjQ#/