Ministri i Bujqësisë u premton komunave se deri në dhjetor do të kryhen pagesat e subvencioneve
Përmes organizimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Këshilli i Kryetarëve sot ka mbajtur një takim online me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Besian Mustafa.
Në këtë takim virtual mes kryetarëve të komunave dhe ministrit Mustafa është diskutuar lidhur me grantet që po jap MBPZHR-ja për fermerët nëpër komuna për të përkrahur dhe zhvilluar prodhuesit vendorë në këtë sferë.
Nga ana e tij ministri Mustafa tha se do të vazhdojmë mbështetjen për fermerët.
“Meqë pandemia COVID-19 ka goditur gjithë sektorët, ne po bëjmë përpjekje që t’i dalim në ndihmë këtij sektori”, tha Bislimi.
Ai shtoi se në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike këto çështje zënë vend me shumë prioritet për të ndikuar në zvogëlimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Në anën tjetër, kryetarët e komunave kanë ngritur edhe shqetësime tjera në këtë takim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, çështja e bashkëpunimit të prodhuesve të qumështit dhe të rrushit me stacionet e grumbullimit dhe të përpunuesit të tyre.
Po ashtu ndër çështjet e ngritura në këtë takim ishte edhe vonesa e pagesave për kompensimin e dëmeve për 22 komuna të prekura nga breshëri, shiu dhe vërshimet e mëhershme.
Duke qenë ky vit i rëndë sidomos për bletarët, kryetarët e komunave kanë ngritur edhe sfidat e këtij sektori dhe mundësitë e shtetit që të ndihmojmë edhe këta fermerë.
Në konkludim të këtij takimi dhe temave të ngritura nga kryetarët e komunave, ministri i MBPZHR-së premtoi se përkundër që mbi 3 muaj kjo ministri si shumica e institucioneve ka punuar me kapacitete të limituara të burimeve njerëzore ka bërë përpjekje maksimale që pagesat e subvencioneve të kryhen deri në fund të dhjetorit, ekzekutimin e grandeve do të bëjmë në harkun 18-mujor varësisht nga zbatimi i tyre.
Ndërsa në raport me kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ministri Mustafa tha se për 22 komuna që kanë raportuar janë përfshirë në vendimin e qeverisë dhe do të kryejmë pagesa për gjitha komunat së bashku në një pako. /Zëri