Gabimet në aplikim vonojnë subvencionimin e qirasë

Gabimet në aplikim vonojnë subvencionimin e qirasë

Ekonomia September 13, 2020 - 18:13

Halim Saqi, pronar i një objekti të lëshuar me qira në Komunën e Obiliqit, ende nuk ka pranuar mjetet nga Qeveria e Kosovës, si subvencionim të qirasë, në bazë të Pakos Emergjente Fiskale.

Në muajin mars, pas raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga masat kufizuese për parandalimin e pandemisë COVID-19, qeveria kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.

Një nga masat e kësaj pako, është edhe subvencionimi i qirasë deri në maksimumin e mundshëm prej 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për muajin mars dhe prill, që në përgjithësi arrin në vlerë prej 12 milionë euro.

Por, Halim Saqi, i cili objektin në Obiliq, ia ka lëshuar me qira një kompanie tregtare, tregon se gjysmën e shumës se qirasë nga Qeveria e Kosovës e ka marrë vetëm për muajin mars, kurse pjesën tjetër nga qiramarrësi. Ndërkaq, për muajin prill vazhdon të presë.

“Qeveria për një muaj është prapa me qira. Unë nuk e di pse nuk po dalin paratë në xhirollogari. Nuk kemi kërkuar sqarime sepse po presim”, tha Saqi për Radion Evropa e Lirë.

Në Administratën Tatimore të Kosovës për këtë masë kanë aplikuar 6,328 persona me 15,652 kërkesa për përfitues. Nga kjo shifër, 14,988 kërkesa janë aprovuar, ndërkaq 664 kërkesa janë refuzuar, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra e informimit të ATK-së.

Por, në Ministrinë e Financave pohojnë se për masën e subvencionimit të qirasë deri më tani në llogaritë e personave juridikë dhe fizikë janë ndarë 5.8 milionë euro dhe që tashmë Thesari i Kosovës nuk ka asnjë listë për pagesë të kësaj mase.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KETU