“Amazon” hap 100.000 vende të reja pune në SHBA dhe në Kanada

“Amazon” hap 100.000 vende të reja pune në SHBA dhe në Kanada

Ekonomia September 14, 2020 - 12:53

“Amazon” është njëra nga të paktat kompani që është zgjeruar nga fillimi i pandemisë dhe tani ajo ka njoftuar për hapjen e 100.000 vendeve të reja pune në SHBA dhe në Kanada, shkruan BBC.

Gjiganti i shitjeve me pakicë ka përfituar nga rritja e shpenzimeve në internet dhe së fundmi ka njoftuar për fitimet rekorde.

Vendet e reja të punës, të cilat përfshijnë punë me orar të plotë dhe me të përgjysmuar, vijnë përveç qindra mijëra vendeve të punës të shpallura tashmë këtë vit.

Kompania thotë se është ende duke vlerësuar nëse do të punësojë më shumë punëtorë përpara ardhjes së Krishtlindjeve. /Zëri