Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
I jepet përparësi Pakos Ekonomike, takimi Kosovë - Shqipëri më 2 tetor
Foto: Laura Hasani

I jepet përparësi Pakos Ekonomike, takimi Kosovë - Shqipëri më 2 tetor

Ekonomia September 24, 2020 - 12:02

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një kundërpërgjigje për reagimet ndaj tij lidhur me shtyrjen e takimit të përbashkët Kosovë - Shqipëri tha se agjendën e Qeverisë e cakton vetëm ai.

“Arsyetimin pse e kemi shtyrë mbledhjen e kam bërë dje, këtë e kemi bërë me kryeministrin Rama, agjendën e Qeverisë e bëj vetëm unë”, tha ai.

Sipas tij, më e rëndësishme është nesër mbledhja në Kuvendin e Kosovës për Pakon Ekonomike.

“Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme, është ndër ligjet më të rëndësishme në kuadër të Pakos Ekonomike nesër, duhet të jemi aty. Mbledhja është shtyrë vetëm për një javë, nuk ka asnjë çështje aq urgjente që nuk mund të spostohet”, ka thënë Hoti.

Ndërsa sa i përket takimit me Shqipërinë, Hoti flet për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.

“Linja hekurudhore që e lidh Prishtinën me portin Adriatik, pastaj me Selanikun, Stambollin, Evropën Qendrore, kështu duhet të shihet kjo, një marrëveshje e veçantë është për linjën hekurudhore”, tha ai. /Zëri