Nënshkruhet marrëveshja për mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit

Nënshkruhet marrëveshja për mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit

Ekonomia September 24, 2020 - 12:09

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit sot ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës.

Përmes kësaj marrëveshjeje parashihet të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit, shkruan “Zeri.info”.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse. Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik”, thuhet në komunikatën për medie të MEA-së.

Sipas ministrit Blerim Kuçi, transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë. /Zëri

Image