Sigurimet e automjeteve do të lirohen nga viti i ardhshëm

Sigurimet e automjeteve do të lirohen nga viti i ardhshëm

Ekonomia September 24, 2020 - 19:12

Nga viti i ardhshëm, kosovarët do të paguajnë një çmim më të lirë për polisat e sigurimit të automjeteve.

Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ky vendim do të ulë barrën financiare për qytetarët e Kosovës.

“Lajme të mira nga BQK dhe Autoriteti i Konkurrencës: vitin e ardhshëm lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve, duke ulur kështu barrën financiare për familje, dhe liberalizohet tregu i sigurimeve, që nënkupton zhvillim të produkteve të reja dhe më të lira të sigurimeve”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Zeri.info

Ai është zotuar se Qeveria e Kosovës do të jetë partnere me BQK-në në të gjitha politikat financiare që promovojnë zhvillim dhe konkurrencë të drejtë. /Zëri