Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
SHKÇAK dhe BERZH mbështesin ndërmarrjet mikro dhe të vogla drejt rimëkëmbjes ekonomike

SHKÇAK dhe BERZH mbështesin ndërmarrjet mikro dhe të vogla drejt rimëkëmbjes ekonomike

Ekonomia September 24, 2020 - 10:10

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) ka filluar mbajtjen e uebinarëve online si pjesë e projektit për “Mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla drejt menaxhimit financiar”, projekt i cili mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes financimit të Qeverisë së Luksemburgut.

Përmes këtij projekti do të ndihmohen rreth 300 ndërmarrje mikro dhe të vogla, në ngritjen e kapaciteteve të tyre për të kuptuar strukturën financiare të ndërmarrjes, duke hartuar plane për të zbutur ndikimin ekonomik financiar, si dhe të gjejnë mënyra për të zgjidhur problemet dhe vështirësitë financiare me të cilat këto ndërmarrje ballafaqohen.

Projekti parasheh krijimin e një modeli financiar të thjeshtëzuar dhe manualit përkatës i cili do të mbetet brenda ndërmarrjeve dhe do të ju shërbej si vegël për parashikimin e rrjedhës së parasë, performancën, pozitën dhe analizën financiare si dhe raportimin për këto ndërmarrje.

Gjatë ndjekjes së uebinarëve përfaqësues të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla do të trajnohen rreth përdorimit të modelit financiar dhe manualit përkatës drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të ndërmarrjeve të tyre.