PDK: Propozojmë bashkëpunim për krijimin e një ligji që përkrah sektorin privat

PDK: Propozojmë bashkëpunim për krijimin e një ligji që përkrah sektorin privat

Ekonomia September 25, 2020 - 10:45

Në një konferencë të mbajtur për media para fillimit të seancës në Kuvendin e Kosovës ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, është deklaruar në lidhje me gjendjen e rëndë ekonomike në sektorin privat, e cila është krijuar nga përballja me pandeminë COVID-19.

Hamza në këtë konferencë për media ka bërë kërkesë për bashkëpunim në mënyrë që të formohet një ligj, me të cilin përkrahet sektori privat dhe sektorët e tjerë, raporton “Zëri.info”.

“Ne si PDK jemi të interesuar që duke u bazuar në situatën e rënde ekonomike si rezultat i pandemisë, edhe si mosveprim në kohë nga ana e institucioneve, sektori privat po edhe kategoritë tjera janë në një gjendje jo të mirë, e cila nëse nuk veprohet do të përkeqësohet edhe me tutje. Ne propozojmë që të ulemi si parti opozitare jemi gati të japim kontributin tonë ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, t’i kyçim edhe asociacionet e biznesit, Odën Ekonomike dhe të gjithë ata edhe nga partitë tjera dhe ta bëjmë një ligj të qëndrueshëm, i cili e përkrah sektorin privat dhe sektorët tjerë”, u shpreh Hamza.

Ai po ashtu tha se projektligji, të cilin e ka propozuar Qeveria, nuk ndihmon punëtorët, sipas tij ky ligj nuk ka substancë, ndaj duhet sipas tij të mendohet një ligj i mirë.

“Nëse është në pyetje vetëm mjetet e trustit pensional, atëherë ne si PDK propozojmë që me një amendament në ligjin për fondin e kursimeve pensionale, njerëzve t’u mundësohet që t’i tërheqin mjetet e tyre. Ligji, të cilin të cilin e ka propozuar Qeveria, nuk ka substancë, nuk u ndihmon punëtorëve, ne mendojmë që duhet të kemi një ligj të mirë”, tha Hamza. /Zëri