Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Formohet Komisioni Hetimor për lejet e operimit të hidrocentraleve

Formohet Komisioni Hetimor për lejet e operimit të hidrocentraleve

Ekonomia September 25, 2020 - 13:51

Është konstituuar zyrtarisht Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.

Kjo është bërë të premten, ku ky komision ka mbajtur mbledhjen e parë.

Kryesuesja e Komisionit, Eliza Hoxha, ka thënë se qëllimi i këtij komisioni është që të hetojë mbi proceset e hidrocentraleve.

“Qëllimi i punës së këtij komisioni është të hetojë aspekte të ndryshme që lidhen me hidrocentralet në Kosovë, në mënyrë që të hidhet dritë mbi këto procese”.

Haxhi Avdyli, nga LDK-ja, iniciues i themelimit të këtij komisioni, ka thënë se hetimet qe do të bëhen në këtë komision do të dërgohen në organet kompetente të vendit.

“Ky komision ka të bëjë më mbikëqyrjen e licencimit dhe procesin e deritashëm e të gjitha pasojat që kanë degraduar ambientin dhe besoj që do të ketë një bashkëpunim të mirë dhe të kemi rezultate më të mira të këtij hetimi dhe t’u dërgohen organeve kompetente”, tha ai.

Ndërsa Besa Gaxherri, nga LDK-ja, ka kërkuar që sa më shpejt të pajisen me dokumentacione zyrtare të licencave dhe pastaj të shikojnë me radhë se kush duhet të ftohet i pari për raportim. /EO