Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Mungesa e diasporës godet ekonominë e Kosovës, dëmi pritet të jetë mbi 205 milionë euro

Mungesa e diasporës godet ekonominë e Kosovës, dëmi pritet të jetë mbi 205 milionë euro

Ekonomia November 16, 2020 - 21:32

Instituti GAP ka njoftuar se dëmi në ekonominë e Kosovës, si pasojë e rënieve të vizitave nga diaspora, pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro për këtë vit.

“Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, në periudhën janar-gusht 2020, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019”, njofton GAP.

“Dëmi i shkaktuar në të hyrat e ekonomisë së Kosovës nga mos ardhja e diasporës pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro në vitin 2020”, thuhet tutje në postimin e tyre në Facebook.