Hoti: Duhet t’i fuqizojmë gratë në fushën e ekonomisë

Hoti: Duhet t’i fuqizojmë gratë në fushën e ekonomisë

Ekonomia November 25, 2020 - 19:00

Kryeministri Avdullah Hoti ka marr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Hoti tha se duhet t’i fuqizojmë gratë në fushën e ekonomisë, dhe po ashtu duhet të ndërmerren veprime konkrete dhe efikase në sistemin e drejtësisë për rastet e dhunës ndaj grave.

“Qëllimet e kësaj fushate është për të treguar përkushtimin për të rritur vetëdijen e qytetarëve për një fenomen që duhet me u zhduk besoj që është duke u ngrit vetëdija te qytetarët. Është obligim i yni për t’i mbrojtur me të gjitha mekanizmat, edhe në fushën e ekonomisë për t’i fuqizuar gratë. Duhet të ndërmerren veprime konkrete dhe efikase në sistemin e drejtësisë për rastet që ndodhin”, tha Hoti.

Ndërsa, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Nernmarck Ahliny, tha se rritja dhunës ndaj grave gjatë kohës së pandemisë është e papranueshme.

“Është event i rëndësishëm kemi parë që gjatë pandemisë kemi hasur në më shumë raste të dhunës dhe kjo është e papranueshme. Gratë janë qytetare të Kosovës dhe duhet të trajtohen të tilla”, tha ambasadorja./eo