Infektuar: 56118
Shëruar: 49432
Vdekur: 1411
Një pjesë e Prishtinës nesër do të mbesë pa ujë për 7 orë

Një pjesë e Prishtinës nesër do të mbesë pa ujë për 7 orë

Ekonomia November 25, 2020 - 21:48

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen disa punime teknike, raporton Zeri.info.

Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

Kompania thotë se si pasojë, konsumatorët e rrugës “Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00. /Zëri