Kontrata me Contour Global shkon në Arbitrazh

Kontrata me Contour Global shkon në Arbitrazh

Ekonomia December 01, 2020 - 13:20

Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global.

“Më datë 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”. Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori Contour Global”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme./Zëri