OEAK dhe OEK mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

OEAK dhe OEK mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Ekonomia December 03, 2020 - 10:01

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës e mirëpret përafrimin e qëndrimeve politike për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si përgjigje në thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit privat.

Plotësimi i projektligjit me rekomandime të mëtejme si dhe shtimi i vlerës monetare së përkrahjes financiare ndihmon në adresimin më proporcional të kërkesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID19.

Prandaj, OEAK dhe OEK u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin projektligjin në seancën e nesërme kur Projektligji pritet që të votohet në lexim të dytë.

Në të njëjtën kohë, të dyja odat ekonomike kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të kryhen përgatitjet e platformave përkatëse si dhe të përpilohen kriteret për shpërndarjen e përkrahjes financiare dhe zbatimin e masave të tjera të parapara me projektligj, në mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve.