Guvernatori Mehmeti takon gastronomët, diskutojnë për masat e marra nga BQK-ja për të ndihmuar ekonominë

Guvernatori Mehmeti takon gastronomët, diskutojnë për masat e marra nga BQK-ja për të ndihmuar ekonominë

Ekonomia January 26, 2021 - 16:18

Gjatë ditës së sotme, Guvernatori i Bankës Qendrore së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, Mehmeti i ka njoftuar gastronomët me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore, si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.

"Guvernatori Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet dhe shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar", thuhet në njoftim. /Zëri