
KRU “Prishtina”: Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës së borxhit te përmbaruesit privatë
Ekonomia
February 23, 2021 - 09:32
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga konsumatorët pagesën e faturave të shërbimit të ujit, me qëllim që të shmanget dërgimi i lëndës së borxhit te përmbaruesit privatë.
Sipas kompanisë, amvisëritë dhe bizneset mund ta paguajnë deri në 20 për qind të borxhit total.
“Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privatë. Lehtësimi në pagesa për sektorin e amvisërisë dhe bizneseve po vazhdon ende. Amvisëria / paguaj vetëm 10 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj dhe bizneset / paguaj vetëm 20 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi