Bajrami flet për hetimet që po zhvillohen rreth vjedhjes së 2.1 milionëshit nga Thesari

Bajrami flet për hetimet që po zhvillohen rreth vjedhjes së 2.1 milionëshit nga Thesari

Ekonomia February 24, 2021 - 19:37

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur sot përsëri për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami e cila ka dhënë dorëheqje sot nga Ministria e Financave, ka thënë se dy persona kryesor për vjedhjen e 2.1 milionëshit nga Thesari janë në burg, ndërsa përfituesit tjerë janë duke u hetuar, transmeton Zeri.info.

Ajo tha se në këtë rast gjithçka është e qartë dhe po zbardhet dhe se të gjitha mjetet financiare janë gjurmuar ku siç ka thënë ajo shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet.

Shkrimi i plotë i Hykmete Bajrami:

Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime

Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg - zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime.

GJITHÇKA është e qartë dhe po zbardhet.

Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin denime kapitale.

Të gjitha mjetet finaciare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet.

Oganet e drejtësisë NUK do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë DIHET. Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti.

Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës.

Hajnat do t'i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara.