Hungarezët pëlqejnë produktet kosovare

Hungarezët pëlqejnë produktet kosovare

Ekonomia March 01, 2021 - 13:50

“Frutex”, njëra nga kompanitë prodhuese më të madha në Kosovë, edhe këtë vit i ka vazhduar shitjet me shumë sukses.

Hungaria është vendi në të cilin “Relax” dhe “Golden Eagle” kanë arritur shtrirjen dhe pozicionimin karshi markave më të njohura botërore.

Vlen të ceket se këto produkte janë ndër produktet e pakta kosovare që janë mirëpritur nga tregu hungarez.

Edhe përkundër vështirësive të mëdha të shkaktuara nga COVID-19, kompania zotohet se brenda gjashtëmujorit të parë shtrirja e produkteve “Golden Eagle” dhe “Relax” do të vazhdojë edhe në tri shtete të reja.

Kompania “Frutex” eksporton në 30 shtete në mbarë botën.