Është proceduar pagesa për “Trepçën”, punëtoret sot pritet t’i marrin rrogat

Është proceduar pagesa për “Trepçën”, punëtoret sot pritet t’i marrin rrogat

Ekonomia March 02, 2021 - 12:30

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka njoftuar se janë kryer pagesat dhe punëtoret pritet që gjatë ditës t’i marrin rrogat.

Ministri Muharrem Nitaj ka nënshkruar me “Trepçën” marrëveshjen për ndihmë financiare për subvencione dhe për investime kapitale në shumën prej tre milionë eurosh.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e ‘Trepçës’ sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar ‘Trepçën’”, thuhet në njoftim.

Në nëntor të vitit të shkuar Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje. /Zëri