KEDS dhuroi 50 kompjuterë për fëmijët e SOS fshatrave

KEDS dhuroi 50 kompjuterë për fëmijët e SOS fshatrave

Ekonomia March 05, 2021 - 16:12

KEDS të enjten ka dhuruar 50 kompjuterë për fëmijët e familjeve të SOS Fshatrave. Qëllimi i shpërndarjes së këtyre kompjuterëve ishte që fëmijëve tu krijohet casje më e lehtë me botën, sidomos në këtë kohë pandemie.

Tekonologjia informative në ditët e sotme është jetike për edukimin dhe avancimin e njohurive për secilin. Prandaj, ky donacion llogaritet që të arrije këtë mision, pra t’ua lejtësojë fëmijëve të SOS fshatrave të jenë në rrjedhat bashkëkohore.

Albana Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Feëmijeëve, tha se keëta kompjutereë do teë ndihmojneë feëmijeët peër teë pasur qasje neë meësimin online.

“Duke e pasur parasysh njeëkoheësisht nevojeën peër meësimin online dhe qasjen neë teknologjineë informative dhe internet natyrisht qeë donacioni prej 50 kompjutereëve eështeë jashteëzakonisht i mireëseardhur. Me keëteë donacion do teë peërkrahen feëmijeët teë cileët janeë pjeseë e programit teë fuqizimit teë familjes teë cileët nuk kaneë qasje neë pajisje teknologjike gjateë keësaj kohe pandemije ku shpesh hereë ata duhet teë vijojneë meësimin peërmes formave online. Natyrisht do teë ploteësohen edhe nevojat e feëmijeëve peër teë cileët ne peërkujdesemi cëdo diteë”, tha ajo.

Sipas KEDS, kjo nuk është hera e parë që ata kanë dhuruar pajisje për këtë institucion, pasiqë në dhjetor të vitit të kaluar kompania kishte pajisur fëmijët e SOS fshatrave me dhjetëra tabletë.

KEDS paralajmëron se do të ndërmarrë iniciativa të tilla edhe në të ardhmen me qëllim që fëmijëve t’u krijohen mundësitë që njohuritë teorike t’i gërshetojnë me ato praktike përmes kabineteve të teknologjisë informative të cilat do të krijohen aty ku është nevoja.

Donacioni i sotëm nuk është i vetmi që ka bërë kompania sa i përket pajisjeve të teknologjisë informative. KEDS deri sot kishte dhuruar mbi 150 kompjuterë për shkollat e ndryshme anëkend vendit, me qëllimin që nxënësit kosovarë të jenë në hap me teknologjinë informative.

Pos këtyre pajisjeve, KEDS ka bërë në vazhdimësi aktivitete të ndryshme në fushën e edukimit të fëmijëve, sikurse donacione të ndryshme sic janë krijimi i librarive, ligjëratat për eficiencë të energjisë, dhurata të shumta për festat e fundvitit dhe shumë aktivitete tjera.