Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta dhe grevë

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta dhe grevë

Ekonomia March 05, 2021 - 18:18

Nënkryetar i Sindikatës së Re në Korporatën Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica ka paralajmëruar protesta dhe grevë për shkak të kushteve të punës në këtë institucion.

Llumnica përmes një njoftimi në “Facebook”, ka thënë se punëtorëve të kësaj korporate iu mungon marrëveshja kolektive dhe se Ligji i Punës nuk respektohet.

“Çdo ditë në faqen e Srkek-ut shohim njoftimet për raste të vdekjes së punëtorëve, të gjitha këto si rezultat i smundjeve profesionale që dyshohet se i marrin në vend të punës. Në anën tjetër shohim menaxhmentin nepër media duke u lavdëruar për suksese në prodhim dhe profit të KEK-ut”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu është ankuar edhe për bonuset në kohë të pandemisë duke thënë se punëtorët e KEK-ut po trajtohen sikur vegla pune.

“Kurse ndërmarrjes me të fuqishme në vënd i mungon marrëveshja kolektive nivel të ndërmarrjes, e që besa edhe ligji i punës nuk respektohet, e sa për Bonuse në kohë pandemie nuk po flasim, sikur punëtorët e KEK-ut janë vegël pune e asgjë ma shumë. Nuk do të tolerojmë më shumë. Zgjedhje e vetme është protesta dhe greva nuk po kemi rrugë tjetër”, tha Llumnica./Zëri

Postimi i plotë: